Garsoniera me qira në kompleksin “Qafa”

220 EUR Çmim fiks

Përshkrimi

Banesa ndodhet në kompleksin “Qafa” (afër kafeve të vogla), në katin e parë. Është plotësisht e mobiluar dhe e pajisur me të gjitha pajisjet e nevojshme për jetesë (frigorifer, shporet elektrik, lavatriçe, thithëse elektrike dhe televizor). Banesa ka një dhomë me një krevat dopio dhe një fotele për ulje. Kuzhina është e ndarë nga dhoma dhe është e pajisur me të gjitha elementet e nevojshme për gatim dhe ngrënie. Banesa është e përshtatshme për një person të vetëm ose për një çift.
Qiramarrësi është i obliguar të paguajë faturat e energjisë elektrike, ngrohjes qendrore, ujit dhe mbeturinave.
Depozita paraprake prej 200€ është e detyrueshme.
Vërejtje: Banesa jepet me qira edhe përmes personave apo kompanive ndërmjetësuese, mirëpo komisionin për ndërmjetësim jemi të gatshëm ta paguajmë vetëm deri në 33% të qirasë mujore, pra një të tretën e qirasë, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e kontratës.
📞 Telefoni: +383 44 116 779 (📱 edhe në Viber dhe WhatsApp)
Çmimi i qerasë: 220 euro

Burimi: https://www.merrjep.com/shpallja/garsoniera-me-qira-ne-kompleksin-qafa/16020614
Raporto këtë shpallje

Për ty

Sugjerime sipas interesave të tua

Shpallje të ngjashme