Politika e privatësisë
Versioni 1.0 — i vlefshëm nga 18.08.2026
1. Kontrolluesi i të dhënave
Ofrojmë.com, Prishtinë, Kosovë — info@ofrojme.com.
2. Cilat të dhëna përpunohen
- Llogaria: emri, email-i, telefoni (opsional), qyteti, lloji i profilit.
- Shpalljet: teksti, fotot, çmimi, vendndodhja.
- Mesazhet: përmbajtja e bisedave mes përdoruesve.
- Teknike: adresa IP, lloji i shfletuesit, koha e vizitës, cookie-t.
3. Baza ligjore dhe qëllimi
Përpunimi bëhet për përmbushjen e kontratës (ofrimi i shërbimit), interesin legjitim (siguria, parandalimi i spamit, rekomandime të përshtatura) dhe pëlqimin tuaj (newsletter, cookie-t jo të domosdoshme).
4. Cookie-t dhe personalizimi
Përdorim cookie-t teknike për sesionin dhe cookie-t e preferencave për të kujtuar kategoritë dhe qytetet që ju interesojnë, me qëllim shfaqjen e shpalljeve më relevante. Ato mund të fshihen në çdo kohë nga shfletuesi.
5. Ndarja me palë të treta
Të dhënat nuk shiten. Ndahen vetëm me ofruesin e hostingut, shërbimin e email-it dhe autoritetet kur kërkohet me ligj.
6. Afati i ruajtjes
Shpalljet fshihen 60 (+7) ditë pas publikimit; të dhënat e llogarisë ruhen deri në fshirjen e llogarisë; regjistrat teknikë deri në 12 muaj.
7. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë për qasje, korrigjim, fshirje, kufizim, kundërshtim dhe transferim të të dhënave. Kërkesat dërgohen në info@ofrojme.com dhe trajtohen brenda 30 ditësh.
8. Siguria
Fjalëkalimet ruhen të hashuara, lidhja është e enkriptuar (HTTPS) dhe qasja në të dhëna është e kufizuar.