Dy shtëpi 300m² dhe 215m² për #SHITJE në Sofali

900.000 EUR Çmim fiks
  • KategoriaShtëpi
  • VendndodhjaPrishtinë
  • GjendjaGjendje e mirë
  • Sipërfaqja300 m²
  • Lloji i ofertësMe qira
  • Çmimi për m²3.000 EUR/m²
  • LlojiOfroj
  • Publikuar1 orë më parë
  • Shikime2
  • Numri i shpalljes#732464

Përshkrimi

Ofrohen për shitje dy shtëpi, njëra me sipërfaqe 300m² ndërsa tjetra me sipërfaqe 215m², me lokacion në Sofali, përballë Universitetit RIT.

Shtëpitë kanë orientim nga lindja, perëndimi dhe jugu, me pamje të hapur dhe ndriçim të bollshëm natyral. Të strukturuara në përdhes dhe kat, të dy shtëpitë kanë të njëjtën renditje të hapësirave të brendshme, secila me qëndrim ditor, kuzhinë, tri dhoma të gjumit, dy banjo dhe dy ballkone. Të gjitha hapësirat janë të mobiluara dhe tërësisht funksionale.

Sistemi i ngrohjes në të gjitha hapësirat mundësohet me energji elektrike (sistemi Vailant), po ashtu shtëpitë posedojnë edhe sistem të klimatizimit.

Shtëpitë gjenden në truall me sipërfaqe nga 4 Ari, ku po ashtu ka hapësirë për vendparkim të jashtë si dhe garazh për shfrytëzim.

Ato janë të pozicionuara në një lokacion tejet të përshtatshëm pasi kjo zonë ofron qasje shumë të mirë në qendër të qytetit përmes transportit të rregullt publik. Po ashtu, shtëpitë gjenden në mes të parkut të Tokbashqes si dhe parkut nacional të Gërmisë, gjë që i mundëson kësaj zone ajër të pastër dhe hapësira rekreative për banorët e asaj zone.

*Vlen të ceket që shtëpia me sipërfaqe 215m² momentalisht ka qira aktive.

ID e shpalljes: 10439

Kompania për Patundshmëri
PRO Real Estate

044/888-444
www.pro-rks.com
e-mail: info@pro-rks.com
Adresa: Rruga Tirana, Objekti C4/1-nr.5 (përballë Stacionit Hekurudhor).

PRO Real Estate, mos kërko më larg!
Përshkrimi i linkut Informacionet e shitoret

Burimi: https://www.merrjep.com/shpallja/dy-shtepi-300m-dhe-215m-per-shitje-ne-sofali/15735130
Raporto këtë shpallje

Për ty

Sugjerime sipas interesave të tua

Shpallje të ngjashme