Banesë Duplex 103.9m² + 82.3m² për #SHITJE në Dardani

290.000 EUR Çmim fiks
  • KategoriaBanesa
  • VendndodhjaPrishtinë
  • GjendjaGjendje e mirë
  • LlojiOfroj
  • Publikuar13 min më parë
  • Shikime0
  • Numri i shpalljes#709487

Përshkrimi

Ofrohet për shitje banesa duplex me sipërfaqe totale prej 186.2m² Neto, e pajisur me fletë poseduese, me lokacion në Dardani, në rrugën "Ilaz Kodra", afër Stacionit të Autobusëve.

Banesa ka orientim nga të gjitha anët, kati i parë ka sipërfaqe prej 103.9m² dhe kati i dytë ka sipërfaqe prej 82.3m², ndërsa si tërësi ka këtë renditje të hapësirave të brendshme: dy hapësira për qëndrim ditor, dy kuzhina, tri dhoma gjumi, dy banjo, një tualet dhe dy ballkone.

Sistemin e ngrohjes e ka të mundësuar me Termokos.

Ndërtesa ku ndodhet banesa është e pajisur me ashensor dhe lokacioni që ka i ofron hapësirë të mjaftueshme për vendparkim.

Dardania është një lagje qendrore dhe dinamike e Prishtinës, e pajisur me një gamë të gjerë shërbimesh - nga institucionet shtetërore dhe bankare, te shkollat, çerdhet, restorantet dhe lokalet. Me lidhje të mira të trafikut urban dhe pozicion strategjik, Dardania është e përshtatshme si për banorë vendas, ashtu edhe për studentë apo banorë të rinj që kërkojnë jetë aktive në zemër të qytetit.

ID e shpalljes: 17479

Kompania për Patundshmëri
Pro Real Estate

044/888-444
www.pro-rks.com
e-mail: info@pro-rks.com
Adresa: Rruga Tirana, Objekti C4/1-nr.5 (përballë Stacionit Hekurudhor).

Pro Real Estate, mos kërko më larg!

#Prishtine #Banesa Përshkrimi i linkut Informacionet e shitoret

Burimi: https://www.merrjep.com/shpallja/banese-duplex-103-9m-+82-3m-per-shitje-ne-dardani/16095563
Raporto këtë shpallje

Për ty

Sugjerime sipas interesave të tua

Shpallje të ngjashme