🚨BANESA NË SHITJE🚨

85.000 EUR Çmim fiks
  • KategoriaShërbime
  • VendndodhjaGjakovë
  • GjendjaGjendje e mirë
  • LlojiOfroj
  • Publikuar6 ditë më parë
  • Shikime5
  • Numri i shpalljes#4826

Përshkrimi

Ofrohet për #shitje banesa me sipërfaqe prej 126m²(neto)- 150m²(bruto), kati i 4-të pa lift, në rrugën "Yll Morina" (mbi marketin "Nertili") - Gjakovë.

Banesa ndodhet në një lokacion të shkëlqyer, mes Shkollës Fillore "Mustafa Bakija" dhe "Yll Morina". Pozita e saj strategjike ofron qasje të shpejtë dhe të lehtë në të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode.

Në afërsi gjenden: Qerdhja e qytetit, shkollat fillore, Tregu i Gjelbër, Parku i Lirisë dhe shumë shërbime të tjera të përditshme.

Banesa ka ndriçim natyral të bollshëm me orientim lindje–perëndim, duke siguruar ambiente të ngrohta dhe të ndriçuara gjatë gjithë ditës.

Banesa posedon ngrohje qendrore të qytetit, si dhe sistem shtesë me kalldajë dhe klimë, duke ofruar komoditet dhe fleksibilitet maksimal gjatë të gjitha stinëve.

Një avantazh shtesë i kësaj prone është hapësira e rezervuar për parking, si dhe kulmi i shfrytëzueshëm me qasje përmes shkallëve, i cili mund të përdoret si magazinë, duke ofruar hapësirë shtesë për ruajtjen e gjësendeve sipas nevojave të banorëve.

🏙️ Banesa ka këtë renditje:
▪️ Sallon i hapur me dy ballkona;
▪️ Kuzhinë e veçantë me dritare;
▪️ 3 Dhoma gjumi (njëra me banjo personale, tjetra me garderobë);
▪️ Banjo;
▪️ Depo.

✅ Dokumentacion i kompletuar, përkthim i menjëhershëm.

💶 Çmimi: 85.000€.

ℹ️ Për më shumë informata kontaktoni agjentin e shitjes:👇

👨‍💼 Shpati Lila
📱 +383 45 669 191
📱 +383 43 551 518
📧 info.elite@remax-kosovo.com

Përshkrimi i linkut

Burimi: https://www.merrjep.com/shpallja/banesa-ne-shitje/15949054
Raporto këtë shpallje

Për ty

Sugjerime sipas interesave të tua

Shpallje të ngjashme