Shtëpi Ekskluzive në SHITJE – 4 dhoma gjumi + 3.91 Ari

685.000 EUR Çmim fiks
  • KategoriaShtëpi
  • VendndodhjaPrishtinë
  • GjendjaGjendje e mirë
  • Sipërfaqja91 ari
  • Dhoma4
  • Lloji i ofertësNë shitje
  • LlojiOfroj
  • Publikuar52 min më parë
  • Shikime0
  • Numri i shpalljes#38828

Përshkrimi

Shtëpi Ekskluzive në SHITJE – 4 dhoma gjumi + 3.91 Ari – Lagjja Qershia

048402888

Ofrohet për shitje shtëpi ekskluzive me sipërfaqe 269.7m², e ndërtuar në parcelë prej 3.91 ari, në Lagjen Qershia, në një zonë të qetë dhe shumë të kërkuar të Prishtinës. Ideale për banim familjar ose investim afatgjatë.
Shtëpia është e ndërtuar me standard të lartë, me izolim cilësor termik dhe akustik, ndriçim të bollshëm natyral dhe punime premium në çdo detaj. Ngrohja është nën dysheme në të gjitha hapësirat, e mbështetur nga pompë termike Daikin Altherma, si dhe bojler qendror 260L për ujë sanitar, duke garantuar komoditet dhe kosto të ulëta operative.
Ambientet e jashtme janë të rregulluara me oborr të gjelbëruar, sistem automatik të ujitjes, pisha dekorative Lejland për privatësi maksimale dhe bunar funksional (10m). Orientimi lindje–jug–perëndim siguron ndriçim optimal gjatë gjithë ditës. Shtëpia është plotësisht e licencuar nga ZRRE, KEDS dhe KESCO (back to grid) dhe e pajisur me sistem solar Growatt me kapacitet 12.5 kWh dhe bateri 5 kWh. Gjithashtu, posedon mbushës për veturë elektrike në oborr, duke mundësuar vetë-mjaftueshmëri energjetike dhe kursim të ndjeshëm të energjisë.
Prona ofron qetësi, siguri dhe qasje të shpejtë në shkolla, çerdhe, markete dhe rrugë kryesore – zgjedhje ideale për një stil jetese modern dhe familjar.

Shtëpia ka këtë rënditje:
– Hapësirë e madhe e ditës,
– Kuzhinë e integruar,
– 3 dhoma gjumi,
– 1 dhomë pune,
– 3 banjo,
– 1 lavanderi,
– 1 depo,
– 1 garazh,
– 2 hapësira parkimi jashtë shtëpisë.


Përshkrimi i linkut

Burimi: https://www.merrjep.com/shpallja/shtepi-ekskluzive-ne-shitje-4-dhoma-gjumi-+3-91-ari/15993501
Raporto këtë shpallje

Për ty

Sugjerime sipas interesave të tua

Shpallje të ngjashme