Banese 94m2 ne shitje te Kodrina Prishtine

121.600 EUR Çmim fiks
  • KategoriaBanesa
  • VendndodhjaPrishtinë
  • GjendjaGjendje e mirë
  • Sipërfaqja94 m²
  • Lloji i ofertësNë shitje
  • Çmimi për m²1.294 EUR/m²
  • LlojiOfroj
  • Publikuar1 orë më parë
  • Shikime2
  • Numri i shpalljes#32067

Përshkrimi

Banesa eshte brenda kompleksit te investitorit "Vellezerit Asllani" ne lokacionin e Kodrines prane kompleksit te TREGTISE dhe te POZHEGU BROTHER.

Lokacioni dhe planifikimi i rrethines eshte jashtezakonisht i mire sepse ka mjafte gjelbrim, ka parkingje mbitoksore dhe nentoksore (garazha)

Banesa i ka 93.60m2, e ka qendrimin ditor me kuzhine dhe dy dhoma gjumi, paradhome, banjo, wc, depo, terase.

Planifikimi i baneses eshte shume i mire siç edhe shihet te skica e planit. Dhomat jane te medhaja dhe lejojne komoditet per jete te rehatshme.

Ndertesa i ka 8 kate

Banesa eshte ne katin e 4 dhe shikon kah lindja.

Pikerisht ne kete ane gjendet edhe parkingu i oborrit dhe disa zona te gjelberta keshtuqe pamja nuk pengohet aspak nga ndonje ndertim ne afersi.

Prane kompleksit (nga ana perendimore) ka park dhe distance mjafte te madhe nga ndertesat e Tregtise.

Rruga me e shpejte aktualisht per komunikim me kete kompleks eshte prej rruges C neper rrugen Ndue Perleshi ose nga banesat e bardha por edhe nga ana e xhamise afer firmes Perparimi.

Ne nderkohe çilet mundesia per komunkim edhe neper kompleksin e Tregtise deri te rrethrrotullimi ne fund te rruges C (Te Viva Fresh) sepse rruga ashtu eshte e planifikuar.

Prej ketij lokacioni eshte fare afer Zlatari ku gjenden restoranet Pikniku, Panorama dhe disa te tjera te ndertuara ne kohe te fundit. Gjithashtu afer eshte parku nacional i Germise kah Butovci

Afer jane edhe lagjet e organizuara Royal Hill dhe permes saj shkohet edhe te Marigona Hill, ne Hajvali dhe ne Veternik

Kur behet unaza e jashtme ky lokaciion lidhet shume shpejte me kete unaze dhe dilet kudo jashte Prishtines lehte dhe shpejte.

Banesa eshte e finalizuar dhe mund te mobilohet menjehere.
Se shpejti behet edhe fleta poseduese.

Çmimi eshte 1300 euro per m2 ose ne total 121600 euro.

Mund te vizitohet ne çdo kohe.

Burimi: https://www.merrjep.com/shpallja/banese-94m2-ne-shitje-te-kodrina-prishtine/15984359
Raporto këtë shpallje

Për ty

Sugjerime sipas interesave të tua

Shpallje të ngjashme