Objekt 1389m² me #QIRA në Çagllavicë
8.300 EUR Çmim fiks
- KategoriaShërbime
- VendndodhjaPrishtinë
- GjendjaGjendje e mirë
- Masa/Numri5
- LlojiOfroj
- Publikuar4 ditë më parë
- Shikime6
- Numri i shpalljes#13683
Përshkrimi
Ofrohet me qira objekti me sipërfaqe totale prej 1389m² në rrugën "Bajo Topulli" në Çagllavicë, i pozicionuar në një lokacion të përshtatshëm për zhvillim të aktivitetit hotelier dhe mikpritës.
Objekti është i ndërtuar në disa nivele funksionale, duke ofruar organizim praktik dhe kapacitet të lartë për akomodim dhe shërbime hoteliere.
Hapësirat janë të organizuara në mënyrë efikase, duke mundësuar operim të menjëhershëm si hotel apo adaptim sipas konceptit të ri të biznesit.
Struktura e objektit është si në vijim:Përdhesa - hapësirë e madhe multifunksionale, 2 tualete, lift dhe 2 palë shkallë
Kati 1 - hapësirë e madhe, kuzhinë dhe 1 banjo
Kati 2 - 5 dhoma (1 suite 2+1 dhe 4 dhoma me banjo), tarracë e madhe dhe depo lavanderie
Kati 3 - 5 dhoma (organizim i ngjashëm me katin 2, me suite më të vogël)
Kati 4 - 6 dhoma me banjo dhe depo
Kati 5 - 6 dhoma me banjo dhe depo
Kulmi - tarracë e madhe e shfrytëzueshme
Objekti është i pajisur me ngrohje qendrore me pelet, sistem të klimatizimit, rezervuar uji me kapacitet 23,000 litra si dhe trafo private të brendshme.
Organizimi i brendshëm, kapaciteti i dhomave dhe infrastruktura e plotë e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë për investim në sektorin hotelier, me potencial për operim të menjëhershëm dhe zhvillim të mëtejshëm të biznesit.
ID e shpalljes: 15145
Kompania për Patundshmëri
Pro Real Estate
044/888-444
www.pro-rks.com
e-mail: info@pro-rks.com
Adresa: Rruga Tirana, Objekti C4/1-nr.5 (përballë Stacionit Hekurudhor).
Pro Real Estate, mos kërko më larg!
#Prishtine #Objekt
Përshkrimi i linkut
Burimi: https://www.merrjep.com/shpallja/objekt-1389m-me-qira-ne-cagllavice/15787849
Raporto këtë shpallje