🚨HOTEL JAKOVA NË SHITJE🚨

1 EUR Çmim fiks

Përshkrimi

Ofrohet për #shitje hoteli me sipërfaqe të brendshme rreth 1800m² në 6.5 Ari tokë, në rrugën “Anton Çetta” (Blloku i Ri) - Gjakovë.

Hoteli ka një pozicion të shkëlqyer, i vendosur në kryqëzimin e rrugëve kryesore të bllokut të ri — zona më e kërkuar — duke ofruar lokacion strategjik me dukshmëri të lartë, qasje të lehtë dhe potencial të vazhdueshëm zhvillimi.

Vlerë e shtuar e këtij hoteli është fakti që objekti posedon leje ndërtimi edhe për dy kate shtesë, duke rritur ndjeshëm kapacitetin dhe potencialin investues.

Hoteli ka organizim funksional dhe të menduar mirë:
bodrum i dedikuar për evente të ndryshme, përdhesë me bar, tarracë dhe restaurant me kuzhinë profesionale, si dhe recepsion me hyrje të veçantë për pjesën e akomodimit. Brenda përdhesës ndodhet edhe një hapësirë e veçantë (lokal), e përshtatshme për biznese si argjendari, optikë apo aktivitete të tjera, si dhe një zyrë private.

Hoteli disponon 18 dhoma të tipeve të ndryshme, lavanderi, dhomë teknike dhe hapësira shtesë që mund të përshtaten lehtësisht sipas nevojave.

I pajisur me gjenerator që mbulon të gjithë kapacitetin e objektit dhe sistem hidrofori, hoteli garanton funksionim të pandërprerë dhe standard të lartë shërbimi.

✅ Dokumentacion i kompletuar dhe përkthim i menjëhershëm.

💶 Çmimi sipas marrëveshjes .

ℹ️ Për më shumë informata kontaktoni agjentin e shitjes:👇

👨‍💼 Valmir Muçaku
📲 +383 43 551 518
📲 +383 45 669 191
📧 info.elite@remax-kosovo.com

Përshkrimi i linkut

Burimi: https://www.merrjep.com/shpallja/hotel-jakova-ne-shitje/15802725
Raporto këtë shpallje

Për ty

Sugjerime sipas interesave të tua

Shpallje të ngjashme